Basketboll

ZYRTARE: KONJUSHA E SHATRI VAZHDOJNË ME PRISHTINËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave, po vazhdon me konsolidimin e skuadrës për edicionin e ri.

Ekipi prishtinas, çaste më parë ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin me dy lojtaret që edhe stinorin e kaluar ishin pjesë e tyre.

Bëhet fjalë për fundoren Irma Konjusha dhe alo-qendrën Era Shatri. Që të dyja lojtaret kanë nënshkruar me Prishtinën për një stinor.

Prishtina sivjet për herë të parë do ta përfaqësojë Kosovën në një kompeticion ndërkombëtar për femra siç është Euro Cup Women.

Komentet janë të mbyllura.