Basketboll

EKSKLUZIVE: MALA AFËR BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Pllejmejkeri mitrovicas, Musab Mala është afër transferimit tek Bashkimi i Prizrenit, raporton AsistiOnline.com

Mala që edicionin e kaluar luajti me debutuesit e Superligës, Lipjanin dhe ishte ndër më të dalluarit aty. Mësohet se është afër marrëveshjes me skuadrën nga qyteti i lashtë i Prizrenit, atë të Bashkimit.

Burime të Asistit pranë prizrenasve, kanë konfirmuar se marrëveshja është afër, por pritet që të definohen edhe disa gjëra.

Ditë më parë u përfol për një kalim të Malës tek skuadra e vendlindjes, Trepça por që mbeti vetëm në vazhdën e spekulimeve.

Komentet janë të mbyllura.