Basketboll

AUSTRALIA ME VËSHTIRËSI NDAJ ÇEKISË, KOMPLETOHEN GJYSMËFINALET E BOTËRORIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Australia e ka mposhtur Çekinë për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror “Kina 2019”.

Australianët kanë mposhtur sot Republikën Çeke jo edhe fortë me lehtësi 82-70, por që në fund doli të jetë shumë e vlefshme

Patty Mills me 24 pikë dhe Chris Goulding me 14 pikë, ishin më të dalluarit në këtë fitore të madhe të Australisë që e arrin gjysmëfinalen e Botërorit për herë të parë.

Tek çekët s’mjaftuan, Patrik Auba me 21 pikë dhe Tomas Satoransky me 13 sosh.

Australia në gjysmëfinale luan ndaj Spanjës.

Komentet janë të mbyllura.