PRISHTINA PËSON NGUSHTË NË NDESHJEN E PARË NË CHAMPIONS
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kryeqytetase, Sigal Prishtina ka pësuar humbje në ndeshjen e parë parakualifikuese për Champions League.
Ekipi kosovar është mposhtur para pak çastesh nga Legia Warsava nga Polonia me shifrat e ngushta 79-81.
E tërë rrjedha e ndeshjes ishte e ngushtë, me ekipet të cilat herë njëra e herë tjetra merrnin avantazhin, por fundi i çerekut të katërt ishte fatal për Prishtinën, pasi polakët u treguan më të koncentruar dhe e fituan ndeshjen.
Në këtë humbje të Prishtinës sot spikatën, Fahro Alihodzic me 20 pikë e Dardan Berisha me 18 pikë.
Tek Legia u dallua, Michael Finke me 16 pikë.
Ndeshja kthyese zhvillohet të premtën në Poloni.
Komentet janë të mbyllura.