PROFILI I KB “PONTE PRIZRENI”: SI KALOI DEBUTIMI DHE SYNIMET E SË ARDHMES
Prishtinë(AsistiOnline) – Para fillimit të stinorit në elitën e basketbollit kosovar, AsistiOnline.com ka vendosur që të shkruajë për profilet e ekipeve të sivjetme në elitën e basketbollit kosovar, për vazhdimet por edhe ndryshimet nëpër të cilat kanë kaluar ekipet e Superligës.
Ekipi me të cilin po e nisim, një përmbledhje të asaj që e karakterizoi stinorin e shkuar dhe po vazhdon ta përcjellë është skuadra e “KB PONTE PRIZRENI”.
Ponte Prizreni është një skuadër që stinorin e kaluar debutoi në elitën e basketbollit kosovar. Dhe prizrenasit ishin ndër ekipet më të papërshtashme në ligë, duke i nxjerrë çdo ekipi telashe dhe duke qenë befasia më e këndshme e stinorit. Ponte Prizreni stinorin e rregullt në renditje e përfundoi në vendin e 6-të me 40 pikë të tubuara. Duke arritur 12 fitore e 16 humbje.
Mbi të gjitha si sukses të madh të klubit, duhet cekur hyrja në “Play Off” të ligës në debutim, por që prizrenasit u mposhtën nga Rahoveci, ndërsa si sukses i tyre mund të cilësohen edhe lojërat e mira në Kupën e Kosovës. Ndërsa edhe sivjet Prizreni synon pozitat e epërme në tabelë me organizimin e mirë që ka brenda skuadrës.
Rosteri i prizrenasve, nuk është se dallon shumë nga ai i stinorit të kaluar. Porsa ka disa ndryshime.
Shtabi teknik mbetet po ai që ka qenë, në krye me trajnerin Arbnor Rifati dhe ndihmësin e tij, Vigan Bytyqi.
Lojtarët si: Urim Zenelaj, Blendi Matoshi, Qëndrim Ajazaj, Mendrit Ademi, Malcolm Canada, Elliot Cole, do të vazhdojnë të mbeten pjesë e skuadrës edhe në edicionin e ri.
Ndërsa ardhje të reja tek Ponte Prizreni janë: Edmond Kryeziun, Ajay Sanders, Bennet Holley dhe lojtarët e rinjë, Endrit Shemsedini , Arber Rushiti, Arbon Shala(Ylli) dhe Elkebir Halce.
Ky pritet të jetë rosteri i Ponte Prizrenit për stinorin e ri. Natyrisht ambiciet e ekipit të prirë nga kryetrajneri karizmatik Arbnor Rifati, pritet të jenë të larta, pra synohen 4 pozitat e para.
Kryetrajneri i skuadrës që ka vazhduar me ta edhe sivjet, Arbnor Rifati ka folur për AsistiOnline.com në lidhje me synimet e Ponte Prizrenit sivjet, duke u shprehur tejet optimist për sezonin që i pret:
“Përgatitjet për stinorin e ri i kemi nisur dhe ato po shkojnë shumë mirë, jemi kompletuar si skuadër dhe çdo gjë po shkon për mrekulli. Synimet e klubit janë “Play Off”-i dhe “Final Four”-i i Kupës”, tha Rifati për AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.