PROFILI I TREPÇËS: PAK NDRYSHIME, SYNIMET TË NJËJTA
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra mitrovicase KB Trepça, janë ekipi i radhës që do të profilizohen në formë analize nga AsistiOnline, para stinorit të ri në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Trepçës është njëra ndër ekipet më të vjetra por edhe më rivalizuese në basketbollin e Kosovës, si para dhe pas luftës. Përkundër kësaj mitrovicasit nuk është se kanë histori të madhe suksesi.
Mitrovicasit njihen për përvojën e madhe në garat vendore, pasiqë me Prishtinën, Pejën e Bashkimin e përbëjnë atë katërshen e madhe me përvojën më të madhe në basketbollin vendorë. Mitrovicasit kanë 3 tituj të Superligës si dhe 4 Kupa të Kosovës, gjithsejt 7 tituj në sirtarët e klubit.
Në stinorin e kaluar, Trepça luajti edhe në “Play Off”, por që u eleminua nga Bashkimi i Prizrenit në xhiro-në e parë, përderisa stinorin e rregullt e përfundoi në pozitën e 5-të me 12 fitore e 16 humbje. Synimet e Trepçës edhe sivjet janë të njëjta, synohet hyrja në “Play Off” të Ligës por edhe lojërat e mira në Kupë.
Rosteri i Trepçës, për dallim nga ai i stinorit të kaluar ka ndryshuar shumë pak. Tek forcat vendore, nuk ka pasur pothuajse asnjë lëvizje, por është vazhduar me forcat e vitit të kaluar, përpos Samir Zekiqit që kaloi tek Ylli. Përderisa nga të huajt kanë ardhur katër lojtarë të rinjë.
Shtabi teknik edhe sivjet do të udhëhiqet nga trajneri vendorë, Ilir Selmani i cili i kishte drejtuar “xehtarët” edhe vitin e kaluar.
Stinorin e shkuar Trepça kishte në përbërje këta lojtarë: Imer Tahiri, Burim Zekiqi, Ramadan Zekiqi, Agon Selmani, Valdrin Haxhiu, Samir Zekiqi, Donat Musa, Harold Ridgeway, Shawn Church, Zach Reynolds, Dwane Miner, Mark Dorris, Aaron Anderson.
Ndërsa Prishtina sivjet përbëhet nga të gjithë vendorët që i pati vjet përpos Samir Zekiqit. Ndërsa lojtarët e huaj janë larguar që të gjithë dhe kanë ardhur emrat e rinjë: D.J Hanes, Collin Kennedy, E.J Boyce dhe Zach Reynolds.
Me këtë roster, Trepça synon lojëra të mira në elitën e basketbollit tonë dhe të arrihet hyrja në “Play Off” të Ligës por edhe “Final Four”-i i Kupës.
Komentet janë të mbyllura.