Basketboll

KONJUSHA: E DUAM TROFEUN E SUPERKUPËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistja e Prishtinës në konkurencën e femrave, Irma Konjusha është shprehur optimiste para duelit të Superkupës me Bashkimin.

Kapitenja e Prishtinës e ka cilësuar të vështirë duelin me Bashkimin, porse beson në fitimin e trofeut.

Ajo pret një lojë të mirë përballë vashave prizrenase

”Besoj se do të jetë një ndeshje shumë e mirë. Do të jetë një ndeshje e bukur edhe për tifozët, derisa lojtaret do të japin maksimumin në fushë dhe në fund të fitoj skuadra që e meriton. Ne jemi duke u përgatitur dhe sigurisht që e duam trofeun e Superkupës”, ka thënë Konjusha për faqen zyrtare të FBK-së.

Komentet janë të mbyllura.