ETHET E SUPERLIGËS FILLOJNË NESËR, KRYENDESHJA NË RAHOVEC
Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll fillon të premten(nesër) me ndeshjen ndërmjet Bashkimit dhe Lipjanit, që zhvillohet në Gjakovë nga ora 19:00. Kjo përballje zhvillohet në Gjakovë për shkak se palestra në Prizren është e zënë, derisa të shtunën do të përballen Golden Eagle Ylli-Feronikeli.
Të dielën nga ora 17:00 takohen Ponte Prizreni me Pejën, që është rikthyer në Superligë dhe kjo pritet të bëjë shumë interesant këtë edicion.
Java e parë mbyllet me super derbin ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës. Ky takim zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në “Mizahir Isma”. Këto dy skuadra u takuan edhe në Superkupë, derisa edicionin e kaluar ishin ndeshur edhe në finale të “Play-off”-it dhe Kupës, ku triumfuan prishtinasit. Trepça do të pushojë në xhiron e parë.
Në këtë edicion do të zhvillohen 36 xhiro gjithsej, derisa dy skuadrat e fundit bien nga elita, kurse skuadra e shtatë e renditjes në Superligë do të takohet me finalistin e Ligës së Parë, për një vend në elitë për edicionin e ardhshëm.
Java 1
E premte
19:00 Bashkimi-Lipjani në Gjakovë
E shtunë
19:00 GoldenEagle Ylli-Feronikeli
E diel
17:00 Ponte Prizreni – Peja
19:00 Rahoveci – Sigal Prishtina
Trepça / pushon
Komentet janë të mbyllura.