Basketboll

PEJA RIKTHEHET ME FITORE NË SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e KB Pejës rikthimin e saj në elitën e basketbollit kosovar e ka nisur me fitore.

Pejanët si mysafirë të Ponte Prizrenit, kanë realizuar fitore në xhiro’në hapëse të stinorit të ri në Superligën e Basketbollit Kosovar.

Ndeshja ishte tejet e niveluar gjatë tërë kohës dhe për këtë tregojnë edhe rezultatet pas çdo çereku(21-22, 12-20, 19-20 18-16), por në momente kyçe ekipi i Pejës u tregua më “agil” dhe krejt në fund arriti me shumë meritë të kthehet nga Prizreni me fitore 70-78 dhe ta nisë mbarë edicionin e ri.

Në fitoren e Pejës sot pikë dyshifrore arritën, Malcolm Armstread me 28 pikë, si dhe Henrik Sirko me double, double(17pk, 13krc).

Tek Prizreni s’mjaftuan, Malcolm Canada me 21 pikë e Arnold Sanders me 20 pikë.

 

 

Komentet janë të mbyllura.