Basketboll

START PERFEKT I RAHOVECIT, PRISHTINA NUK KALON NË “MIZAHIR ISMA”

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka nisur me fitore të madhe edicionin e ri në elitën e basketbollit kosovar.

Rahoveci e ka mposhtur Sigal Prishtinën, në duelin kryesorë të xhiro’së duke shkaktuar pakënaqësi të madhe tek kryeqytetasit.

Qysh në fillim rahovecianët e nisën më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë 19-16, përderisa edhe çereku i dytë iu takoi atyre 18-14.

Loja e dobët e Prishtinës që sot luajti pa Dardan Berishën, vazhdoi edhe në çerekun e tretë që u mbyllë 17-12. Përderisa Rahoveci e siguroi fitoren në çerekun e katërt duke e mbyllur ndeshjen me epilogun final 74-61.

Në këtë fitore të Rahovecit sonte spikatë, Jure Gunjina me double,double(24pk 12krc), Arian Qallaku me 19 pikë, Justin Gray me 15 pikë e Chris Bradford me 10 pikë.

Tek Prishtina sonte, Divine Myles me 23 pikë  Mikaile Tmusic me 13 pikë e Fahro Alihodzic me 12 sosh, ishin më të dalluarit.

Me këtë ndeshje, mbyllet xhiro’ja e parë e Superligës së Basketbollit Kosovar, ku Bashkimi mposhti Lipjanin, Golden Eagle Ylli mposhti Feronikelin, Peja mposhti Ponte Prizrenin e Rahoveci arriti fitore ndaj Prishtinës. Përderisa Trepça këtë xhiro pushoi.

 

Komentet janë të mbyllura.