Basketboll

LËNDIMI I VESELIT JO SERIOZ, POR MËSONI KUR KTHEHET

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i KB Rahovecit, Alban Veseli ka pësuar një lëndim të lehtë në takimin e vlefshëm për FIBA Europe Cup, që skuadra e tij e zhvilloi në mesjavë ndaj Clujit.

Në një prononcim për AsistiOnline.com Veseli ka treguar se lëndimi i tij nuk është serioz dhe se pritet rikthimi pas një jave.

”Lëndimi ndaj Clujit, nuk është serioz. Pas ekzaminimeve mjekësore, do të mungoj këtë vikend si dhe në ndeshjen kthyese ndaj Clujit, lastaj do rikthehem”, tha Veseli.

Veseli erdhi sivjet tek Rahoveci nga Golden Eagle Ylli.

Komentet janë të mbyllura.