Basketboll

RIKTHEHET “EL CLASICO” E BASKETBOLLIT KOSOVAR: SONTE, PEJA-PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja më e zjarrtë në elitën e Basketbollit të Kosovës, ndërmjet Pejës e Prishtinës po rikthehet përsëri.

Pas një vit mungese të KB Pejës në gara, me rikthimin e saj në gara sivjet, rikthehet edhe “El Clasiko” e Basketbollit të Kosovës, me rivalitetin e jashtëzakonshëm, në mes të Pejës dhe Prishtinës.

Natën e sontme na pret super-dueli në mes të Pejës dhe Prishtinës, përballje kjo e vlefshme për xhiron e tretë në Superligën e Kosovës, që cilësohet edhe si kryendeshja e kësaj xhiro’je.

Kjo ndeshje që luhet sonte, nisë me fillim nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive dhe atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Përderisa, AsistiOnline.com do t’ju mbajë të informuar për çdo çerek me rezultatin nga ndeshja si dhe risitë e tjera e normalisht edhe raportin përfundimtar nga super-sfida.

Komentet janë të mbyllura.