Basketboll

PËRFUNDOJNË DY NDESHJET E PARA TË MBRËMJES NË EUROLIGË ME BEFASI

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sontme në Euroligë.

Në ndeshjen e parë, CSKA-ja ruse ka mposhtur Bayernin e Mynhenit me rezultat 79-68 në një ndeshje shumë interesante.

Will Clyburn me 15 pikë, ishte më i dalluari në fitoren e CSKA-së sonte.

Në anën tjetër, Crvena Zvezda serbe ka arritur të befasojë Fenerbahçen turke 68-56 duke shkaktuar befasinë e xhiros në Euroligë.

Në këtë fitore të madhe të Zvezdës sonte më i dalluari ishte, Lorenzo Brown me 13 pikë.

Komentet janë të mbyllura.