Basketboll

YLLI DOMINON EDHE BASHKIMIN, SERIA PERFEKTE VAZHDON

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit e ka shënuar edhe fitoren e katërt me radhë në Superligën e Basketbollit të Kosovës.

Therandasit kanë arritur të mposhtin skuadrën vendase të Bashkimit me rezultatin 69-85, duke ua shkaktuar humbjen e parë prizrenasve këtë stinor.

Ylli në start e nisi ndeshjen më mirë se Bashkimi duke e mbyllur çerekun e parë në epërsi 17-28. E në çerekun e dytë Bashkimi paksa u këndell dhe e fitoi periudhën e dytë(21-19), porse epërsia mbeti në anën e Yllit.

Pjesa e dytë foli në total për mysafirët(17-22, 14-16) që u konsoliduan dhe nuk lejuan Bashkimin t’ju shënonte shumë pikë dhe në fund arritën fitore me meritë.

Në këtë fitore shumë të vlefshme të Yllit sonte u dalluan, Valon Bunjaku me 19 pikë, Anthony Adger me 17 pikë, si dhe Altin Morina e Samir Zekiqi me nga 14 pikë.

Tek Bashkimi s’mjaftuan për fitore, Terik Brigdeman me 22 pikë e Corey Ross me double, double(19pk 10krc) dhe Ujkan Karanezi me 12 pikë.

Komentet janë të mbyllura.