Under Header

spot_img

ZYRTARE: BASHKIMI TRANSFERON FUNDORN AMERIKAN

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra prizrenase, KB Bashkimi ka prezantur transferimin e ri të huaj në skuadër.

Basketbollisti amerikan, Stevie Clark, është përforcimi më i ri i skuadrës portokallinje.

Clark luan në pozitën e organizatorit dhe është 180 centimetra i gjatë. Ai së fundi ka qenë pjesë e skuadrës nga kampionati kroat, KK Hermes Analitica Zagreb, ndërsa më parë ka luajtur për kolegjet amerikane nga NCAA si, Oklahoma State University, Oakland University dhe LSU Shreveport

25 vjeçari është basketbollisti i tretë i huaj në skuadrën prizrenase pas dyshes Corey Raley-Ross dhe Terik Bridgeman.

Clark është paraqitur sot në FBK dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme që Bashkimi e luan kundër rivalit lokal, Ponte Prizreni.

--spot_img

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme

This will close in 20 seconds