FITORE TË PRITURA TË BARÇËS DHE EFESIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbyllur edhe xhiro e tretë e Euroligës me dy ndeshje të fundit në program.
Anadolu Efesi ka arritur fitore si mysafir i Valencias në Spanjë me shifrat e përgjithshme 78-83.
Krunoslav Simon me 19 pikë, ishte më i disponuari për fitoren e Efesit sonte.
Në anën tjetër fitore të thellë sonte ka arritur, Barcelona që si vendase ka mposhtur 103-84, ekipin gjerman të Alba Berlinit.
Cory Higgins me 22 poentime ishte koshashënuesi më i spikatur tek Barca që sivjet është skuadra më bindëse në këtë fillim stinor për titull kampioni.
Komentet janë të mbyllura.