Basketboll

BASHKIMI TRIUMFON NË DERBIN LOKAL NDAJ PRIZRENIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka mposhtur rivalin lokal, Prizrenin në ndeshjen e fundit të xhiros së gjashtë të Superligës së meshkujve.

Në një ndeshje që e arsyetoi epitetin e derbit të mbrëmjes, Bashkimi arriti fitore të merituar ndaj Prizrenit me rezultat 82-73.

Se Bashkimi e kishte marrë shumë seriozisht takimin e sontëm tregon edhe rezultati në tre periudhat e para të ndeshjes(24-20, 20-18, 24-19), përderisa Prizreni që sonte s’ishte fare në element, arriti ta fitonte vetëm periodën e fundit dhe atë ngushtë(14-16), që s’mjaftoi për fitore dhe iu desh të pajtohej me humbjen ndaj rivalit lokal.

Transferi i ri i Bashkimit, Stevie Clark debutoi në mënyrë superiore tek prizrenasit sonte me 26 pikë, 7 asiste e 7 kërcime, përderisa double, double arritën edhe Terik Brigdeman me 13 pikë e 12 kërcime dhe Ujkan Karanezi me 10 pikë e 10 kërcime.

Tek Prizreni sonte u dalluan, Urim Zenelaj me double, double(16pk, 15krc) si dhe Malcolm Canada me 15 pikë.

Bashkimi arrin fitoren e tretë sezonale karshi dy disfatave, përderisa Prizreni tash ka tre disfata e tre fitore.

 

 

Komentet janë të mbyllura.