Basketboll

KAMPIONËT E NISIN ME FITORE STINORIN E RI

Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjen ndërmjet, Toronto Raptors dhe New Orleans Pelicans, ka nisur stinori i ri në NBA.

Në këtë ndeshje shumë interesante, triumfuese doli skuadra kampione aktuale e Ligës, Toronto që mposhti Pelicans 130-122. Në fakt koha e rregullt e ndeshjes përfundoi baraz 117-117, por në vazhdime më të vëmendshëm u treguan djelmoshat e Nick Nurse që e fituan duelin hapës të stinorit.

Siakam e VanVleet me nga 34 pikë, por edhe Lowry me 22 sosh, ishin më të dalluarit në fitoren e parë të stinorit tek Raptors.

Tek Pelicans s’mjaftoi për fitore, Ingram me 22 pikë, përderisa debutuesi italian tek NOPL, Nicollo Melli luajti me 14 pikë.

I draftuari i Pelicans, Zion Williams nuk mundi të debutojë dje, shkaku i një lëndimi që ka pësuar në hapje të stinorit.

Vlen të ceket, se nga sivjet për 6 vjet rresht NBA-në, mund ta ndiqni vetëm dhe ekskluzivisht në ARTMOTION, adresën e vërtetë të basketbollit në vendin tonë.

https://m.youtube.com/watch?v=hMTlKpnFd0U

 

 

Komentet janë të mbyllura.