Basketboll

YLLI LARGON ADGERIN, PREZANTON PASUESIN E TIJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit ka reaguar me ndryshime, menjëherë pas humbjes që e pësoi nga Rahoveci në vikend.

Therandasit kanë njoftuar, se kanë liruar nga skuadra fundorin Anthony Adger, përderisa menjëherë kanë gjetur edhe zëvendësuesin e tij, bëhet fjalë për fundorin Jalen Perry 1.92cm.

Ju sjellim edhe njoftimin zyrtar të Yllit të bërë sot:

”Gjatë këtyre ditëve në klub po ndodhin disa ndryshime. Kjo e gjitha po bëhet për të arritur një ekip me cilësi më të madhe. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, klubi ka shkëputur kontratën me fundorin Anthony Adger.

Mirëpo, zëvendësimi i tij do të zbarkojë shumë shpejt në Suharekë. Ai është Jalen Perry. I gjatë 1.92cm, me një mesatare nga sezona e fundit me 11.1 pikë për ndeshje, 4 kërcime dhe 2 asistime”, thuhet në njoftimin e therandasve.

Komentet janë të mbyllura.