Basketboll

JAMES SJELL FITOREN E PARË PËR LAKERSAT

L.A Lakers e kanë arritur fitoren e parë të stinorit të ri në NBA.

Pas humbjes në xhiron e parë nga rivalët lokalë të Clippers, kësaj radhe Lakers shtrënguan dhëmbët dhe fituan ndaj Utah Jazz 95-86.

Në fakt as kjo ndeshje s’ishte fare e lehtë për Lakers, por nën-dirigjimin e Lebron Jamesit që arriti 32 pikë,7 kërcime e 10 asistime. Por edhe 21 pikët e Anthony Davis, Lakers realizoi një fitore të madhe në mesnatë.

Tek Jazz s’mjaftuan për fitore, Mitchell me 24 pikë dhe Daniels me 15 sosh.

Komentet janë të mbyllura.