Basketboll

PRIZRENI ARRIN FITOREN E KATËRT, YLLI PËSON PËRSËRI

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka arritur fitoren e katërt sivjet në Superligën e Basketbollit Kosovar.

Prizrenasit kanë mposhtur para pak çastesh 78-73, Golden Eagle Yllin duke ua shkaktuar disfatën e dytë me radhë therandasve.

Ishte Ponte Prizreni pikërisht që e kishte rezultatin në favor të vetin deri në çerekun e tretë(27-21, 15-11, 21-20), pastaj në periodën e fundit, Ylli e ngushtoi rezultatin në maksimum, madje edhe e barazoi, por prizrenasit në fund të ndeshjes u treguan më të saktë dhe arritën fitore të merituar.

Malcolm Canada me 25 pikë, Ajay Sanders me 18 pikë dhe Elliot Cole me 16 sosh, ishin lojtarët më të dalluar në fitoren e Prizrenit sonte.

Tek Ylli s’mjaftuan për fitore, Altin Morina me 16 pikë e Samir Zekiqi me 14 sosh.

Ponte Prizreni arrin edhe fitoren e katërt sivjet në Superligën tonë. Ndërsa Ylli edhe zyrtarisht futet në krizë duke pësuar disfatën e dytë me radhë.

Komentet janë të mbyllura.