MILANO FITON NË BERLIN, LYONI GJUNJËZON BASKONIAN
Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të mbrëmjes së sontme në Euroligë.
Olimpia Milano ka fituar në udhëtime tek Alba Berlini me rezultat të ngushtë por shumë të vlefshëm 78-81.
Më të disponuarit në fitoren e milanezëve në udhëtim tek Berlini, si zakonisht Sergio Rodriguez me 17 pikë e veterani Luis Scola me 14 sosh.
Ndërsa në Francë, Lyoni ka befasuar ekipin e fuqishëm të Baskonias, duke e mundur poashtu ngushtë dhe me vetëm 3 pikë dallim 66-63.
Tonye Jekiri me 16 pikë e Ismael Bako me 11 pikë, ishin më të dalluarit në fitoren e radhës të Lyonit në Euroligë sivjet.
Komentet janë të mbyllura.