Basketboll

ZYRTARE: RADOVIC EMËROHET KRYETRAJNER I GOLDEN EAGLE YLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Malazezi, Dragan Radovic do të jetë kryetrajner i ri i Golden Eagle Yllit, që nga tash e tutje.

Radovic është zyrtarizuar, si trajner i skuadrës therandase, nga vetë faqja zyrtare e klubit në Facebook dhe pritet që të nisë punën menjëherë tek skuadra e re.

AsistiOnline.com ditë më parë kishte raportuar ekskluzivisht, për një marrëveshje të mundshme në mes të dyshes në fjalë dhe ashtu edhe po del të jetë, marrëveshja është përmbyllur me sukses.

Të kujtojmë se Radovic, para dy stinorësh, ishte shpallur kampion i Kosovës me Bashkimin e Prizrenit.

Komentet janë të mbyllura.