Basketboll

ZYRTARE: PONTE PRIZRENI PËRFORCOHET ME AMERIKANIN TY NICHOLS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit ka përforcuar radhët e skuadrës edhe me një lojtar të huaj.

Bëhet fjalë për lojtarin e pozitës 2/3, Ty Nichols i cili vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku së fundi është paraqitur në ekipin, Keene State College ku ka pasur mesatare prej 27.4 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime.

Lajmin e ka bërë zyrtar edhe Federata e Basketbollit të Kosovës, pasiqë Prizreni e ka paraqitur për regjistrim atë.

“Ponte Prizreni ka paraqitur për regjistrim lojtarin ndërkombëtar Nichols Ty Charles nga USA. Lojtari i lartëpermendur mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për KB.Ponte Prizreni pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtareve në FBK”, njofton komunikata e FBK-së.

Në vazhdim ju sjellim disa pamje të cilësisë së lojtarit në fjalë:

https://m.youtube.com/watch?v=abWJnaFOQk4.

Komentet janë të mbyllura.