Basketboll

PRISHTINA MPOSHTET NË NDESHJEN E TRETË NË GRUPET E FEC

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës është mposhtur në xhiron e tretë të grupeve në FIBA Europe Cup.

Kryeqytetasit sonte kanë pësuar në Letoni, nga Ventspilsi me rezultatin 104-84, në një ndeshje tejet interesante, por që në fund ju takoi vendasve.

Ishte pikërisht skuadra vendase e Ventspilsit që e pati kontrollin, gjatë tërë kohës në sfidën e sontme(29-20, 27-33, 21-7, 27-24), përderisa në fund u arrit një fitore e merituar e letonezëve, karshi Prishtinës që sonte nuk ishte fare në element.

Më të dalluarit në humbjen e Prishtinës sonte ishin, tre lojtarë që arritën pikë identike, Dardan Berisha, Divine Myles e Fahro Alihodzic me nga 21 pikë.

Tek Ventspilsi në fitore spikatën, Ryan Luther e Timothy Shorts II, me nga 18 pikë.

Kjo është humbja e dytë e Prishtinës në grupet e FIBA Europe Cup, krahas një fitoreje ndaj Apoel Nicosias.

Komentet janë të mbyllura.