Basketboll

BASHKIMI TRIUMFON NDAJ NIKLIT, NGJITET NË KRYE TË TABELËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka arritur edhe fitoren e gjashtë pas nëntë xhirosh në Superligën e Basketbollit Kosovar.

Prizrenasit sonte kanë arritur fitore në udhëtim tek debutuesi i Superligës, Feronikeli me rezultatin 83-106.

Ndeshja ishte shumë interesante në pjesën e parë edhe pse Bashkimi i fitoi ngushtë të dyja periudhat(19-21, 23-24), përderisa në të dytën, Bashkimi tregoi forcën e vërtetë, duke fituar të dyja periudhat por edhe komplet ndeshjen.

Më të dalluarit në fitoren e Bashkimit sonte ishin, I zakonshmi Stevie Clark që realizoi plotë 38 pikë, Corey Ross arriti 27 pikë, përderisa u dalluan edhe Terik Brigdeman me 15 pikë e Gazali Makasqi me 11 sosh.

Tek Nikli s’mjaftuan për fitore, Arti Hajdari me 30 pikë e Tyron Garland me 24 sosh.

Bashkimi arrin fitoren e gjashtë në Superligë sivjet, krahas dy humbjeve. Ndërsa, Nikli pëson edhe disfatën e pestë, krahas tre fitoreve.

 

Komentet janë të mbyllura.