Basketboll

FITORE TË PRITURA TË FAVORITËVE NGA NATA E SONTME NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e ditës së parë nga xhiro e shtatë në Euroligë.

Të gjitha ekipet favorite, kanë arritur fitore të pritura sonte.

Fillimisht në ndeshjen e parë, Khimki mposhti Zenitin 73-87, në derbin e skuadrave ruse në Euroligë.

Më pas, Reali i Madridit arriti fitore shumë të vlefshme në udhëtim tek Zvezda e Beogradit 60-75.

Në kryendeshjen e mbrëmjes, Anadolu Efesi arriti fitore si mysafirë i Olimpiakosit 67-86.

MAccabi Tel Avivi mposhti thellë e lehtë Albën e Berlinit 104-78.

Dhe në ndeshjen e fundit të së enjtës, Milano mposhti Baskonian 81-74, në një ndeshje tejet atraktive për shikuesit.

Komentet janë të mbyllura.