Basketboll

EDHE PAS XHIROS SË PESTË, BASHKIMI LIDER NË SUPERLIGËN E FEMRAVE

Skuadrat favorite kanë fituar në xhiron e pestë të Superligës së Femrave.

Bashkimi ka shënuar fitoren e pestë në këtë edicion, në po aq ndeshje të zhvilluara. Vashat prizrenase kanë mundur Penzën me rezultat 93:60 (29:12, 24:13, 25:18, 15:17).

Mabetex Prishtina gjithashtu ka vazhduar me fitore, duke mundur Kastriotin në shtëpi me rezultat 116:46 (26;16, 34:11, 24:9, 32:10).

Duhet theksuar se në këtë ndeshje, basketbollistja e Mabetex Prishtinës, Era Shatri mbylli ndeshjen me dyshifror të katërfishtë: 14 pikë, 10 kërcime, 10 asistime dhe 10 topa të vjedhur.

Në ndeshjen e fundit për këtë xhiro, Trepça ka mundur Vëllaznimin me rezultat 39:32 (15:8, 6:11, 9:4, 9:9).

Trepça ka dy fitore dhe tre humbje, kurse Vëllaznimi pesë humbje në po aq ndeshje.

Komentet janë të mbyllura.