Basketboll

FITORE TË RËNDËSISHME PËR EFESIN DHE KHIMKIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 8-të në Euroligë.

Khimki i Moskës ka realizuar fitore të madhe ndaj Olimpia Milanos me rezultatin 87-79.

Alexey Shved me 24 pikë e Jonas Jerebko me 19 pikë, ishin lojtart më të spikatur në këtë triumf të rusëve sonte.

Në anën tjetër, sonte fitore si vendas ka realizuar edhe Anadolu Efesi që mposhti skuadrën ruse, Zenit me shifrat e ngushta 90-88.

Në fitoren e Efesit sonte spikatën emrat, Vasilije Micic me 24 pikë e Shane Larkin me 22 sosh.

Komentet janë të mbyllura.