Basketboll

PRIZRENI NDAN RRUGËT ME NJËRIN NGA LOJTARËT E HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit ka ndërprerë bashkëpunimin me një nga lojtarët e huaj të skuadrës.

Bëhet fjalë për amerikanin AJ Sanders. Nga sot Aj Sanders më nuk do të jetë pjesë e skuadrës prizrenase, kështu ka bërë me dije vetë skuadra e Prizrenit sot.

Kontrata është shkëputur me marrëveshje të dyanshme dhe si e tillë, lojtari nga sot ka status të lojtarit të lirë.

Klubi i Prizrenit ka falenderuar lojtarin Sanders për kontributin dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës.

 

Komentet janë të mbyllura.