Basketboll

PRISHTINA E MBYLL ME HUMBJE TË THELLË, VITIN NË FIBA EUROPE CUP

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare, Sigal Prishtina para pak çastesh e ka mbyllur aventurën e sivjetme në garat ndërkombëtare me disfatë të thellë.

Kryeqytetasit e Prishtinës, janë mposhtur në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, thellësisht nga skuadra letoneze, Ventspils 72-122.

Sa i përket rrjedhës së lojës, nuk ka se çfarë të flitet shumë, pasiqë mysafirët nga Letonia sonte për çdo çerek e dominuan ekipin e Prishtinës(16-29, 16-31, 20-31, 20-31).

Tek Prishtina sonte në disfatë pikëdyshifrore arritën vetëm dy lojtarë, Divine Myles me 32 pikë e Fahro Alihodzic me 17 sosh.

Tek Ventspilsi më i miri ishte, Klavs Cavars me 26 pikë.

Kjo ishte disfata e katërt e Prishtinës sivjet në FIBA Europe Cup, karshi dy fitoreve dhe me kaq përfundon stinori për ta në garat ndërkombëtare.

 

Komentet janë të mbyllura.