Basketboll

PRISHTINA(F) SOT ZHVILLON NDESHJEN E RADHËS NË GARAT NDËRKOMBËTARE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave, sot zhvillon ndeshjen e radhës në garat ndërkombëtare.

Vashat kryeqytetase të KBF Prishtinës, kanë arritur në Rusi dhe sot do të takohen me skuadrën ruse, Spartak M.R Vidnoje në kuadër të garës prestigjioze ndërkombëtare, EuroCup Women.

Ndeshja e sontme nisë në ora 16:00, sipas kohës sonë lokale, ndërsa ndeshja është e vlefshme për fazën grupore të kësaj gare.

Kjo është ndeshja e parafundit për Prishtinën në këto gara sivjet, ndërsa ndeshjen e fundit, prishtinaset e luajnë poashtu si mysafire të skuadrës turke, Beshiktash.

Komentet janë të mbyllura.