Basketboll

MBYLLEN NDESHJET E DITËS SË PARË, NGA XHIRO E 11-TË NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme janë zhvilluar disa ndeshje, nga xhiro e 11-të e Euroligës.

Në ditën e parë të kësaj xhiroje, janë arritur rezultate shumë interesante.

Fenerbahçe në Turqi ka arritur fitore me meritë, ndaj skuadrës ruse Khimki, 89-76,

Skuadra serbe e Crvena Zvezdës, ka arritur të triumfojë ndaj Valencias spanjolle me rezultatin e ngushtë 76-73.

Alba e Berlinit fitoi në Gjermani, kundrejt Zalgiris Kaunas me shifrat 69-62.

Fitore sonte ka arritur edhe edhe Panathinaikosi, që ka mposhtur Baskonian thellësisht 100-68.

Dhe në ndeshjen e fundit, Maccabi Tel Aviv nga Izraeli, ka mposhtur në shtëpi Lyon ASVELIN me rezultatin e thellë 93-62.

 

 

Komentet janë të mbyllura.