Basketboll

DERBI I XHIROS LUHET SONTE NË PRIZREN

Prishtinë(AsistiOnline) – Padyshim që derbi i xhiros së 14-të që luhet këtë vikend, zhvillohet sonte në “Sezai Surroi” të Prizrenit.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Rahovecit. Prizrenasit kanë nëntë fitore dhe tri humbje deri më tani, kurse Vreshtarët janë në vendin e parë me 11 fitore dhe një humbje. Portokallinjtë kanë treguar lojëra të mira në këtë edicion, derisa rahovecasit synojnë të mbesin në vendin e parë dhe udhëtojnë për fitore në Prizren.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.