PRIZRENI JA SHKAKTON NJËRËN NDËR HUMBJET MË TË THELLA NË HISTORI TREPÇËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka arritur fitoren më të thellë të stinorit sonte.
Prizrenasit si mysafirë kanë demoluar tërësisht, skuadrën vendase të Trepçës me rezultatin e thellë 51-103
Ishte cilësuar si derbi i ditës në xhiron e 14-të të Superligës, por skuadra e Prizrenit e dominoi në tërësi takimin e sontëm, duke dominuar në çdo çerek ndaj ekipit nikoqir të Trepçës me rezultatin final 51-103, duke ja shkaktuar njërën prej humbjeve më të thella në histori Trepçës.
Më të dalluarit në fitoren e Prizrenit sonte ishin, Malcolm Canada e Ty Nichols me nga 24 pikë, Blendi Matoshi me 20 pikë e Elliot Cole me 15 pikë.
Tek Trepça asnjë lojtar nuk arriti pikë dyshifrore.
Ishte kjo fitorja e tetë e Ponte Prizrenit sivjet në Superligën e Kosovës, krahas pesë disfatave. Ndërsa, Trepça si duket çdo ditë e më shumë po fundoset në fund të tabelës, pasi pësoi disfatën e dhjetë, krahas vetëm dy fitoreve sivjet.
Komentet janë të mbyllura.