Basketboll

MBYLLET XHIRO E 16-TË, BASHKIMI BARAZOHET ME LIDERIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Vikendin që lamë pas, është mbyllur edhe xhiro e 16-të e Superligës së Basketbollit të Kosovës.

Edhe kjo xhiro, prodhoi ndeshje,m dhe rezultate të jashtëzakonshme të cilat ndryshuan edhe renditjen tabelare të skuadrave.

Të shtunën u zhvilluan dy takime, ku Feronikeli ka mundur në udhëtim Lipjanin me rezultat 59:112 (10:18, 18:27, 17:31, 14:36). Tash Lipjani ka 15 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse Feronikeli ka katër fitore dhe dhjetë humbje.

Poashtu të shtunën, Bashkimi ka mundur Pejën me rezultat 75:67 (13:11, 17:24, 27:16, 18:16) në derbin e javës. Bashkimi tani ka 11 fitore dhe tri humbje, kurse Peja ka shtatë fitore dhe shtatë humbje.

Ndërsa të dielën u zhvilluan dy takimet e fundit, ku Golden Eagle Ylli ka fituar kundër Ponte Prizrenit me rezultat 94:86 (17:23, 30:20, 25:27, 22:16). Golden Eagle Ylli tani ka dhjetë fitore dhe tri humbje, kurse Ponte Prizreni ka tetë fitore dhe shtatë humbje.

Dhe në sfidë e fundit, Sigal Prishtina ka mundur në udhëtim Trepçën me rezultat 65:105 (9:27, 13:26, 20:38, 23:14). Tash Trepça ka dy fitore dhe 12 humbje, kurse Sigal Prishtina dhjetë fitore dhe tri humbje.

Pas kësaj xhiroje, renditjes tabelare i prijnë, Rahoveci e Bashkimi me nga 25 pikë, të pasuar nga Prishtina, Ylli e Prizreni me nga 23 pikë, vijon Peja me 21 pikë, pastaj renditet Feronikeli me 18 pikë, Trepça me 16 pikë dhe i fundit Lipjani me 15 sosh.

 

Komentet janë të mbyllura.