Basketboll

DUELI I SKUADRAVE KOSOVARE NË LIGËN BALLKANIKE, SONTE NË “MIZAHIR ISMA”

Sonte do të zhvillohet derbi kosovar në Ligën Ballkanike. Rahoveci e pret Pejën në përballjen që fillon nga ora 19:00 në palestrën “Mizair Isma”.

Vreshtarët do të kërkojnë fitoren e parë në BIBL, ku deri më tani kanë pësuar katër humbje, kurse pejanët kanë dy fitore dhe një humbje.

Në takimin e parë mes këtyre dy skuadrave në Ligën Ballkanike, fitore shënuan verdhezinjtë.

Për Rahovecin kjo është hera e parë që marrin pjesë në BIBL, derisa Peja është rikthyer në këtë garë dhe shpreson që të triumfojë në fund.

Ndeshja e sotme pritet të jetë shumë interesante me dy skuadrat që kanë treguar lojëra të mira edhe në Superligën e Kosovës në basketboll.

Komentet janë të mbyllura.