E TETA ME RADHË PËR REALIN, LEHTË NDAJ OLIMPIAKOSIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Më lehtë se që pritej, Reali i Madridit e ka mposhtur Olimpiakosin në kuadër të xhiros së 13-të në Euroligë.
Madrilenët në shtëpinë e tyre, kanë mposhtur lehtë skuadrën greke me rezultatin e përgjithshëm 93-77.
Realin në fitoren e tetë radhazi në Euroligë, sonte e udhëhoqën, Fabien Causeur me 18 pikë e Facundo Campazzo me 15 pikë.
Tek Olimpiakosi që ishte i pafuqishëm për të bërë diçka më shumë u dalluan, Sasha Vezenkov e Will Cherry me nga 12 pikë.
Komentet janë të mbyllura.