Basketboll

EFESI TRIUMFON NË DERBIN TURK NDAJ FENERIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi turk i Stambollit në Euroligë, ndërmjet Fenerit dhe Anadolu Efesit, ju ka takuar këtyre të fundit.

Skuadra e famshme turke, Efes ka mposhtur Fenerbahçen 73-81, në një ndeshje tejet interesante.

Individët më të dalluar në këtë fitore të Efesit sonte ishin, Krunoslav Simon me 22 pikë e Shane Larkin me 20 pikë.

Tek Feneri s’mjaftuan për fitore, Derrick Williams me 16 pikë e Nando DeColo me 13 sosh.

Komentet janë të mbyllura.