Basketboll

DERBI I SË DIELËS NË “KARAGAÇ”

Prishtinë(AsistiOnline) – Dita e sotme pritet të na përcjellë me një super ndeshje, që zhvillohet në kuadër të xhiros së 17-të në elitën e basketbollit kosovar.

Në “Karagaçin” e nxehtë, Peja vendase i nën konak, Golden Eagle Yllit të cilin e mposhti në ndeshjen e parë mes tyre, të zhvilluar në Therandë.

Deri tani pejanët kanë shtatë fitore dhe shtatë humbje, kurse therandasit kanë dhjetë fitore dhe katër humbje, e fundit ishte nga Sigal Prishtina që ndërpreu serinë e Yllit prej gjashtë fitoreve radhazi.

Ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion” si dhe Klan Kosova.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.