Basketboll

PEJA ME FITOREN E DYTË TË STINORIT NDAJ YLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja e ka arritur edhe fitoren e dytë sezonale, ndaj Golden Eagle Yllit, por kësaj radhe si vendase.

Pejanët kanë mposhtur Golden Eagle Yllin 92-73, në një ndeshje tejet interesante që u zhvillua në “Karagaç”.

Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, Peja ishte skuadra që e kishte gjatë gjithë kohës rezultatin në favorin e saj, duke fituar çdo çerek të ndeshjes(24-23, 24-17, 22-19, 22-14) dhe në fund arriti fitore të merituar.

Në këtë fitore të Pejës sonte kontribuesit kryesor ishin, Drilon Hajrizi me 23 pikë, Arber Berisha me double, double(18pk, 10krc), Henrik Sirko me 15 pikë, ndërsa transferi i ri, Nigel Johnson debutoi me 13 pikë.

Tek Ylli u dalluan, Jameel McKay me 20 pikë e transferi i ri, Mike Thorne debutoi me 16 pikë.

Është kjo fitorja e 8 e Pejës, karshi 7 disfatave. Ndërsa, Ylli pësoi edhe humbjen e 5 karshi 10 fitoreve që ka.

 

Komentet janë të mbyllura.