Basketboll

PRIZRENI LARGON COLE-N, PARALAJMËRON NDRYSHIME TË TJERA

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër skuadrat më simpatike në elitën e basketbollit kosovar, Ponte Prizreni s’po bëhet fare “rehat” me lojtarët e huaj.

Ekipi nga qyteti i lashtë i Prizrenit, së fundi ka publikuar lajmin se ka shkëputur marrëveshjen me fundorin amerikan, Elliot Cole.

Sipas njoftimit të dhënë në faqen zyrtare të klubit prizrenas në Facebook, pas hartimit të  planit nga bordi i klubit prizrenas për stinorin pranveror, Elliott Cole nuk shihet më në planet e trajnerit Rifati, dhe klubi ka ndërprerë bashkëpunimin me lojtarin gjithmonë me marrëveshje të dyanshme.

Në skuadrën prizrenase, priten edhe disa ndryshime tjera, ndoshta edhe largime tjera, dhe sipas njoftimit të tyre gjithçka do shihet në ditët në vijim.

 

Komentet janë të mbyllura.