Basketboll

SUPER-DUEL SONTE NË “13 QERSHORI”

Prishtinë(AsistiOnline) – Dueli kryesor i ditës por edhe i xhiros së 17-të në elitën e basketbollit kosovar, zhvillohet në Suharekë.

Atje ku Golden Eagle Ylli e pret Sigal Prishtinën, në një ndeshje që pritet të jetë e jashtëzakonshme.

Prishtinasit janë liderë me 12 fitore dhe tri humbje, kurse therandasit ndodhen në vendin e katërt me 10 fitore dhe pesë humbje. Ky takim pritet të jetë shumë interesant, duke marrë parasysh se dy skuadrat kanë treguar lojëra shumë të mira në këtë kampionat.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.