Basketboll

VAZHDOJNË NDRYSHIMET RADIKALE TE RAHOVECI, LARGOHEN EDHE 3 TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndryshimet radikale në ekipin e Rahovecit po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Klubi “vreshtar” nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, sonte ka njoftuar se ka ndërprerë marrëveshjen edhe me tre lojtarë të huaj.

Nga Rahoveci tashmë janë larguar: Javis Howard, Josh Davis e Chris Bradford.

AsistiOnline.com poashtu ka mësuar, se nga Rahoveci mund të ketë edhe largime të tjera në ditët në vijim, por për të gjithë të larguarit do të ketë zëvendësime të tjera.

Komentet janë të mbyllura.