Basketboll

PRISHTINA ME TRAJNER TË RI, LOCI EMËROHET NDIHMËS I PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ndryshimet e afatit kalimtar të janarit, si duket do ta prekin edhe Sigal Prishtinën.

Kampionja aktuale e Kosovës, sot ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Bujar Loci, porse ky i fundit pritet të jetë ndihmës i parë i trajnerit që do të vije tek kryeqytetasit në ditët në vijim.

Prishtinasit kanë falenderuar Locin, për punën e deritanishme me klubin, ndërsa tashmë atë pritet ta shohim si ndihmës të parë tek Prishtina.

“Falenderojmë trajnerin e deritanishëm Bujar Locin – Bukin, për punën e palodhur që e ka bërë në skuadrën tonë, në njërin prej sezoneve më të vështira që ka pasur klubi vitet e fundit. Bujar Loci me gjithë vështirësitë që kemi pasur në këtë edicion, arriti që ta bëj Sigal Prishtinën Kampion Vjeshtor si dhe ta fitoj Super Kupen, dhe ta udhëheqë ekipen në Euro Cup me shumë dinjitet. Bujar Loci tani e tutje do të ketë pozitë të re në klubin tonë, atë të ndihmëstrajnerit te parë”, thuhet në komunikatën e kryeqytetasve të lëshuar çaste më parë.

 

Komentet janë të mbyllura.