Basketboll

ZYRTARE: FINAL EIGHT I KUPËS SË KOSOVËS LUHET NË RAHOVEC

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sonte më 30.12.2019 në Prishtinë ka shqyrtuar disa cështje aktuale në basketbollin kosovar dhe ndër të tjera ka marr vendim edhe për organizimin e “FINAL EIGHT”-it të Kupës së Kosovës.

Me marrëveshje të të gjithë anëtarëve të bordit të FBK-së, është vendosur që FINAL 8 Kupa e Kosovës prej 11 deri më 15 Shkurt 2020 të organizohet në Rahovec nga KB Rahoveci.

Ky event edhe vitin e kaluar ishte mbajtur në Rahovec, në një organizim fantastik dhe FBK-ja me të drejtë ia ka besuar këtë përgjegjësi edhe sivjet Rahovecit.

 

 

Komentet janë të mbyllura.