Basketboll

SPANOULIS THYEN REKORDIN MË TË “VLEFSHËM” NË EUROLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Legjendari i basketbollit grek dhe evropian, Vassilis Spanoulis ka përvetsuar për vete, rekordin më të vlefshëm në Euroligë.

Basketbollisti grek, në ndeshjen që skuadra e tij fatkeqësisht e humbi ndaj Fenerbahçes, megjithatë do ta mbajë në mend gjatë, për një arsyeje personale.

Tashmë liga më e fortë e basketbollit në Evropë, ka një mbret të ri për pikë të shënuara në të gjitha kohërat dhe kush mund ta ketë bërë këtë, përveç Vassilis Spanoulis.

Pas një shënimi për tre pikë në ndeshjen e sontme ndaj Fenerit, ai realizoi vlefshëm për t’i dhënë vetes 4,157 pikë për karrierën e tij, duke tejkaluar rekordin e mëparshme të të gjitha kohërave të cilin deri tash e mbante Juan Carlos Navarro i Barcelonës.

Spanoulis, në ndeshjen e sontme kundër Fenerit ishte lojtari më i dalluar i skuadrës së tij me 14 pikë në lojë dhe tashmë ka gjithsej 4,157 pikë të shënuara në Euroligë, më shumë çdo lojtar tjetër në historinë e Euroligës dhe numër që ai mund ta rrisë derisa të vendos që të pensionohet nga basketbolli aktiv.

Komentet janë të mbyllura.