Basketboll

NDRYSHIME TË MËDHA TE YLLI: LARGOHEN 4 LOJTARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Afati kalimtar i dimrit si duket ka hapur “perden” e largimeve edhe te skuadra e Yllit që nuk po gjen qetësi sidomos me lojtarët e huaj.

Klubi therandas ka njoftuar sot, se ka ndërprerë bashkëpunimin me 4 lojtarë, prej tyre dy vendorë e dy të huaj.

Nga lojtarët vendorë, janë larguar Altin Morina e Arben Camaj. Ndërsa nga të huaj, therandasit kanë ndërprerë bashkëpunimin me Alante Fennerin dhe Mike Throne.

Sigurisht që tek Ylli pritet të ketë zëvendësimet për të larguarit, pasiqë therandasit synojnë pozitat e para në tabelë.

Komentet janë të mbyllura.