Basketboll

RASHICA LARGOHET NGA PRISHTINA, OFERTOHET PËR POSTIN E TRAJNERIT JASHTË VENDIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Një largim i papritur ka ndodhur ditën e sotme, nga kampionja aktuale e Kosovës, Sigal Prishtina.

Ndihmës-trajneri i parë i deritanishëm i klubit prishtinas, Andin Rashica ka dhënë dorëheqje nga pozita që e ka mbajtur qe një kohë të gjatë tek Prishtina.

Rashica në një prononcim për AsistiOnline.com, ka folur për këtë largim nga kryeqytetasit duke theksuar se arsyejet ishin krejtësisht personale.

“Kam ndërprerë bashkëpunimin për arsyje personale me Prishtinën dhe i falenderoj shumë, sikurse njerëzit në klub ashtu edhe Plisat, me të cilët kaluam momente të paharrueshme. Me vete nga Prishtina kam marrë, vetëm kujtime të mira, por që edhe sporti është punë, andaj gjithçka e mirë e ka një fund. Prishtina do të ketë të ardhme pa mua, por edhe unë do të kem të ardhme pa ta”, tha Rashica i cili prej vitesh ka qenë tek Prishtina, një kohë si trajner, por edhe si trajner i parë.

Tekniku kryeqytetas, poashtu ka zbuluar për AsistiOnline se për ta pasur në krye të shtabit teknik atë, kanë shfaqur interes ekipe nga Irani dhe Arabia Saudite, ndërsa siç ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline edhe disa klube kosovare pritet ta kenë cak për drejtimin e ekipeve të tyre, Rashicën i cili shihet si një ndër trajnerët më perspektiv në basketbollin e Kosovës.

Komentet janë të mbyllura.