Basketboll

ZYRTARE: DARDAN BERISHA LOJTAR I PEJËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka prezantuar edhe përforcimin e tretë në skuadër në afatin kalimtar dimëror.

Pejanët para pak çastesh, kanë njoftuar se kanë nënshkruajtur me lojtarin më të mirë kosovar, Dardan Berisha.

“Dardan Berisha është rikthyer në shtëpinë e tij, në Karagaç të Pejës. Ai ka nënshkruar kontratë për sezonin aktual dhe sezonen 20/21. Debutimi i tij do të jetë me datë 8 Janar në ndeshjen kundër Rozhajes në kuadër të BIBL në Pejë ku edhe do të prezentohet para publikut”, thuhet në njoftimin zyrtar të Pejës.

Berisha ka luajtur edhe më parë te Peja, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Sigal Prishtinës.

Komentet janë të mbyllura.